103 vjeçarja në Shqipëri merr vaksinën antiCOVID: E bëra se më dhembin këmbët


Ditë e sotme po vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qytetin e Shkodrës. Ndër qytetarët që kanë marrë vaksinën është dhe një 103-vjeçare. Rushe Doda është shoqëruar nga familjarët në qendrën e vaksinimit. E moshuara ka thënë për abc news se kishte dëshirë për të bërë vaksinën.

“Kam kaluar 100 vjeç. Erdha për të bërë vaksinën. E fortë jam për vitet që kam. Vaksinën e bëra se më dhembin këmbët”, thotë ajo. Kujtojmë se në vendin tonë vaksinimi nisi në datë 2 shkurt, e më pas në Shkodër më 16, fillimisht me personelin shëndetësor. Pas tyre ka nisur vaksinimi edhe për të moshuarit mbi 80 vjeç.

https://www.youtube.com/watch?v=pL7txjZCYuQ&feature=emb_title