Përfundon numërimi i votave me kusht, kaq vota kanë marrë partitë


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përmbyllur të hënën në mesnatë procesin e numërimit të votave me kusht dhe mëngjesin e së martës ka filluar me numërimin e votave të ardhura përmes postës. Nga numërimi i votave me kusht, Vetëvendosje ka marrë 14 mijë e 939 vota nga gjithsej 29 mijë 490. Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka marrë 4997 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), 2944 vota dhe AAK 2167 vota.

Zëdhënësi i KQZ’së Valmir Elezi ka thënë janë 56 mijë e 610 zarfe me fletëvotime të cilat do të numërohen në QNR.
“Numërimi i votave me kusht, i atyre me postë dhe përfundimi i disa procedurave tjera në QNR, shënojnë fazën përfundimtare para se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mund të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve që u mbajtën më 14 shkurt. Po punojmë maksimalisht që të përmbyllim procesin e numërimit edhe të këtyre fletëvotimeve”, ka thënë ai.

Më poshtë keni rezultatet përfundimtare nga numërimi i votave me kusht.