Gazetarja Arbana Xharra, është përfshirë në debatin për ambasadën e Kosovës në Jerusalem. Ajo përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë me dije se Kosovës i duhet Izraeli, më shumë se që i duhet Izraelit Kosova.
Gjithashtu ka kujtuar se si dikur Hashim Thaçi i kishte dhënë asetet kryesore të Kosovës Erdoganit.
“Kosovës i duhet Izraeli, më shumë se që i duhet Izraelit Kosova. Albin Kurti e ka fuqinë mos më e vendos ambasadën e Kosovës në Jerusalem, edhe me i premtu Erdoganit këtë favor. Secili njeri më mend në kry e din çka do të thotë për vendin tonë një vendim i tillë. Në fund të fundit terrenin për rritjen e ndikimit te Erdoganit e ka bërë Hashim Thaçi duke i dhënë asetet kryesore, Aeroportin, Distribucionin e energjisë…e toka për të ndërtuar xhami. Gulenistët janë kidnapuar në Kosovë, në kohën sa Thaçi ishte president”, shkruan ajo.
Shkrimi i saj:
“Kosovës i duhet Izraeli, më shumë se që i duhet Izraelit Kosova. Albin Kurti e ka fuqinë mos më e vendos ambasadën e Kosovës në Jerusalem, edhe me i premtu Erdoganit këtë favor.
Secili njeri më mend në kry e din çka do të thotë për vendin tonë një vendim i tillë. Në fund të fundit terrenin për rritjen e ndikimit te Erdoganit e ka bërë Hashim Thaçi duke i dhënë asetet kryesore, Aeroportin, Distribucionin e energjisë…e toka për të ndërtuar xhami. Gulenistët janë kidnapuar në Kosovë, në kohën sa Thaçi ishte president.
Albin Kurti është duke e vazhduar atë që e ka bërë Hashim Thaçi me “babën” Erdogan. Unë personalisht nuk çuditem, me vet fakti qe ka pas në liste antisemit, antiamerikan dhe pro erdoganistë shtu kësaj edhe retoriken e disa viteve të fundit të Kurtit.
Në momentin kur idealizon një diktator sikurse Erdogani – je një admirues i autokracisë së tij. Albin Kurti i ka marrë votat e qytetarëve, unë mundem vetëm me dhënë mendim timin.
Por, një gjë e di me shumë siguri, Kosova në sytë e Perëndimit po shndërrohet në Lindje të Mesme të Ballkanit! Serbia është munduar me dekada; me na portretizu si shtet islamistë kundër perëndimit, por nuk ishte e vërtetë dhe për atë ne patëm mbështetjen e Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë…Sot 22 vjet pas luftës cfarë mesazhi po i dërgojmë këtyre vendeve??? Në çka po shndërrohet Kosova?”, ka shkruar ajo.