Kryeministri Zoran Zaev nuk ka qëndrim të prerë nëse propozim-Ligji për letërnjoftime me të cilin parashikohet vendosja e grafës së përkatësisë etnike duhet miratuar ose jo. I pari i ekzekutivit thotë se ligji duhet miratuar, por njëkohësisht duhet respektuar edhe direktivat e Bashkimit Evropian, që nënkupton përkatësia etnike dhe fetare si të dhëna personale nuk duhet figurojnë në dokumentet e identifikimit.
Unë jam që vendimet të miratohet, posaçërisht me të drejtën e zgjedhjes. Sapo të hyjnë në fuqi rregullat Evropiane, obligohemi t’i respektojmë. Të gjithë jemi për BE, jo vetëm koalicioni por edhe opozita. Nëse mbetemi në rrugën drejtë BE-së duhet t’i respektojmë rregullat -tha Zoran Zaev, Kryeministër. I pyetur nëse mos miratimi i ligjit mund ta rrezikojë shumicën parlamentare, përkatësisht largimin e Lëvizjes Besa nga koalicioni, Zaev thotë se bëhet fjalë për moment të ri të cili patjetër duhet ta respektojmë.
Për mua dhe ata është e ditur se ka moment të ri. Në gusht hy në fuqi rregullativa e re vvropiane ku fshehtësia e të dhënave është e garantuar si vendosja e të dhënave mbi përkatësinë etnike, fetare dhe politike në dokumente personale” – deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.
Lëvizja Besa nuk lëviz nga qëndrimi, direktivat vlejnë për vendet anëtare dhe ligji mund të jetë në fuqi derisa Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e plotfuqishme. Ndërkohë E Majta ditë më parë njoftoi se ka kërkuar nga Komisioni i Venecias mendim mbi propozim-Ligjin për letërnjoftime. Procedura e miratimit ka ngecur në shqyrtimin teknik të 1.230 amendamenteve. Ndryshimi i qëndrimeve të Zaevit erdhi si rrjedhojë e deklaratës së euroambasadorit në Shkup, Dejvid Gir i cili potencoi se vendet e BE-së po harmonizojnë legjislacionin i cili të dhënat personale si përkatësia etnike dhe fetare i ndalon në vendosjen e dokumenteve për identifikim.