Bill Gates zbuloi se ai ende preferon të përdorë një telefon Android para atij iPhone. Gjatë një interviste të fundit në aplikacionin “Clubhouse”, ai shpjegoi se prodhuesit e Android janë më fleksibël me integrimin e softuerit. Gates edhe më herët publikisht ka deklaruar se është përdorues i Android, por u pyet sërish nëse ka ndryshuar preferencë.
Rhemeluesi i Microsoft u shpreh se ai ende preferon një Android, por që mban edhe një iPhone pranë për ta provuar kohë pas kohe. Sipas Gates, për përdorimin e Android është sepse prodhuesit shpesh instalojnë paraprakisht programin Microsoft.
“Unë në të vërtetë përdor një telefon Android. Meqenëse dua të mbaj gjithçka, shpesh luaj edhe me iPhone. Disa nga prodhuesit e Androidit instalojnë paraprakisht programin Microsoft në një mënyrë që e bën më të lehtë për mua. Ata janë më fleksibël për mënyrën se si softueri lidhet me sistemin operativ. Kështu që ishte më e lehtë për ta mësuar përdorimin e tij”, ka thënë a