Kasami: Njoftoni të afërmit tuaj për regjistrimin


Mërgatën për t’u regjistruar nga sot, e ka ftuar edhe lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.
Në thirrjen e tij, ka ftuar mërgatën që përveç se vetë, t’i njoftojnë edhe të afërmit, ndërkaq ka shpërndarë ueb faqe.

“Mërgatë e nderuar. Na sot fillon regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut, i cili do të zgjasë deri më 21 prill 2021. Ju bëjmë thirrje të gjithëve që të regjistroheni dhe njëkohësisht t’i njoftoni të gjithë të afërmit tuaj. Regjistrimi bëhet në linkun e mëposhtëm: https://census.stat.gov.mk/“, thotë Kasami në thirrjen e tij.

Ndërkaq prej sot, fillon faza e parë e regjistrimit të popullsisë. E para do të regjistrohet diaspora, të punësuarit në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore dhe familjet e tyre, pjesëtarët e armatës jashtë vendit, të burgosurit dhe të pastrehët