Mbrëmë (27 shkurt) nga ora 01.00 deri në ora 03 e 55 minuta, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë zhvilluar aks*ion kontrollues në objektin hotelierik “Enerxhi klub”, i vendosur përgjatë rrugës rajonale Tetovë-Zhelinë, në pronësi të personit M.A. (38) nga Tetova. Gjatë kontrollit në objekt janë ndaluar dhe privuar nga liria gjithsej 20 femra nga të cilat 11 nga Republika e Shqipërisë, 3 nga Ukraina, 2 nga Rusia, 2 nga Republika e Serbisë dhe 2 nga vendi ynë.
Të gjitha femrat dhe pronari i objektit, pas privimit nga liria, janë mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës për procedura të mëtejshme, gjegjësishtë nën dy*shimin e “abu*zimit të qëndrimit turistik” dhe “mosveprimit sipas rregulloreve shëndetësore gjatë një epidemie”. Kurse personi B.H. (24) nga Shkupi i cili gjithashtu ishte në këtë objekt është pr*ivuar nga liria, për arsye se i njëjti po vuante dë*nimin me bu*rg në INKP “Idrizovë” në afat prej 8 vjet e 6 muaj dhe nga data 20 shkurt deri më 12 mars të këtij viti ishte duke shfrytëzuar pushimin, por jo në rrethin familjar siç thuhet në vendimin për pushime. Merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e çështjes, ku do të pasojnë edhe parashtresa adekuate.