Policia: Visar Duriqi në vetëmbrojtje të tre su*lmuesit i theri me thikë

Gazetari Visar Duriqi është su*lmuar të mërkurën mbrëma, në afërsi të banesës së tij në Fushë Kosovë.
Policia ka konfirmuar se Duriqi dyshohet që është su*lmuar nga tre persona të maskuar, të cilët e kanë go*ditur me grushte gazetarin në hyrje të banesës së tij duke i shkaktuar lë*ndime trupore.

Në vetëmbrojtje, Duriqi i ka therë të tre su*lmuesit me thikë. Gazeta Online “Reporteri.net” ka arritur që ta shohë raportin e Policisë për rastin e Duriqit, ku konfirmohet se vi*ktima, në vetëmbrojtje të tre su*lmuesit i ka therë me thikë në trup.
Reporteri.net merr vesh se Policia në kuadër të hetimeve për rastin, është duke verifikuar edhe të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë, dhe gjithashtu në Klinikën Emergjente në QKUK për të parë nëse në natën e su*lmit ka kërkuar ndihmë ndonjë person që ka pasur pl*agë të th*ikës në trup.

Ndryshe, edhe vetë gazetari Duriqi në një paraqitje të mbrëmshme ka konfirmuar se mban me vete një brisk për arsye sigurie, pasi që i njëjti ka thënë se për shkak të punës së tij merr kërc*ënime të vazhdueshme që nga viti 2014. Duriqi po ashtu ka konfirmuar se të paktën njërin nga su*lmuesit e ka the*rë me thi*kë.
Sulmi ndaj Duriqit të cilit iu thy*en katër dhëmbë u dë*nua gjerësisht nga përfaqësues politikë, gazetarët dhe Organizatat e Shoqërisë civile.