Librat me përmbajtje ofenduese, Shabani: Ka filluar me punë komisioni


Pas reagimeve të shumta për shkak të pasuseve ofenduese ndaj shqiptarëve në librin “Gjeografia e Republikës së Maqedonisë”, menjëherë reagoi edhe MASH duke ndërmarur hapa konkret për menjanimin e këtyre teksteve shkollore me përmbajtje ofenduese. Ndërkohë që zv/ministri për arsim dhe shkencë, Arafat Shabani, tha sot, se janë formuar komisione pune dhe të njejtit kanë filluar me punë, me qëllim menjanimin e tyre.

“Si gjitha çështjet tjera në arsim, unë si zv/ministër në bashkëpunim me ministren e arsimit dhe shkencave prej fillimit jemi në këtë procedurë dhe bashkarisht në suaza të ligjit dhe procedurave nën ligjore formuam komisionin, komisioni ka filluar me punë dhe shpresojmë që shumë shpejtë dale me rekomandime e që pastaja ministresha të marre vendim, këshjtuqë jam i kyqur direkt, unë nga pozicini i zv/ministrit”, tha mes tjerash Shabani.

Pofesorë,nxënës e intelektualë të tjerë shqiptarë në RMV konsiderojnë se duhet tu jipet fund provokimeve të këtilla të ulta shkencore që kanë të bëjnë me historinë e shqiptarëve në RMV.