Filloi vaksinimi i punonjësve shëndetësorë në Kërçovë


Përveç të punësuarve në Spitalin e përgjithshëm në Kërçovë, të cilët mbrëmë filluan vaksinimin kundër Kovid-19, për këto dy ditë do të vaksinohen 59 punonjës shëndetësor të cilët janë të kyçur në kurimin e pacientëve të prekur nga Kovid-9.Prej sot fillon vaksinimi i të punësuarve në Shtëpinë e Shëndetit në kërcove, të cilët në disa grupe do ta pranojnë vaksinën në qendrën modulare në Shkup.

“Sot grupi i parë i të punësuarve do ta pranoj vaksinën kundër Kovid-19 në qendrën modulare në Shkup. Pastaj të punësuarit në Ndihmën e Shpejtë, të ndarë në katër grupe nga 6 persona do të udhëtojnë në Shkup që të vaksinohen. Tani për tani vaksina do të pranojnë vetëm të punësuarit në Ndihmën e Shpejtë dhe atë 32 të punësuar, ndërsa katër persona të punësuar në këtë qendër nuk kanë pranuar të vaksinohen”, deklaroi drejtori Xhabir Bajrami.