Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Sarajit se inspektorët për mjedis jetësorë të Qytetit të Shkupit dhe inspektori për mjedis jetësorë nga Komuna e Sarajit qarkullojnë pa ndërprerë 24 orë në gjithë territorin e komunës, inspektorët qarkullojnë edhe ditët kur nuk punohet (festat, e shtunë, e diell).
Qytetarët të cilët do të hedhin mbeturina, ndezin zjarre ose do të shkaktojnë ndotje të natyrave të ndryshme ndaj mjedisit jetësorë do të dënohen sipas ligjit përkatës. Apelojmë deri te automekanikët, vullkanizerët, hekrishtet, kafenet, restorantet dhe gjitha veprimtaritë tjera të kujdesen për ruajtjen e mjedisit jetësorë dhe le të fillojnë të themelojnë ndërmarrje (të punojnë me dokumente), ndaj tyre që punojnë në të zezë do të ndermirën masa në bazë të ligjeve përkatëse.
Synojmë të kemi ambient të pastërt, çdo mbeturinë e larguar nga mjedisi jetësor na kthehet si shëndet në trupin tonë.
Largo mbeturinat, kujdes nga zjarret, ruaje gjelbërimin, jeto shëndetshëm!
Me respekt,
Komuna e Sarajit