Në protestën në Kumanovë me moton “Drejtësi për Almirin” protestuesit thanë se gjykata në vend që të dënoj me burg kriminelin Boban Iliq, ka dënuar me burg babain, xhaxhain dhe kushëririn e Almir Aliut.
“Sedat Aliu është dënuar me 6 muaj ndërsa xhaxhai dhe kushëriri me nëntë muaj me burg. Kjo gjykatë jo vetëm që nuk ndanë drejtësi por po dënon sikurse gjykata e Milloshoveqit. Vendimi për burgosjen e viktimave, familjarëve është i padrejtë është etnocentrik dhe antishqiptarë. Ne këtu jemi që të kërkojmë të rishqyrtoj këtë vendim dhe të mos tallet me drejtësinë, ngase revolta nga padrejtësia mund të jetë me shpërthim të paparashikueshëm. Ne kërkojmë që mos të sillet me shpërfillje për zërin e popullit” than organizatorët e protestës.
Organizatorët kërkuan që, Sedat Aliu Sami Demir, Avdulla Aliu të shpallen të pafajshëm nga çdo akuzë. “Lënda e Almirit duhet të kthehet në rigjykim dhe vrasësi duhet të dënohet për veprën e vogël, vrasjen dhe jo për aksident”, u shprehën nga organizatoret. Ata ju drejtuan Avokatit të Popullit që e ka shansin që të dëshmojë se është në anën e popullit.
“I drejtohemi ambasadës së SHBA-së, misionit të BE-së në vendin tonë dhe misionit të BE-së, që këtë rast ta ngrejnë në forumet e tyre dhe të ndihmojnë në vendosjen e drejtësisë në vendin tonë”, deklaruan më tej nga organizatorët e protestës. Gjyshi i Almirit tha se nuk i beson gjykatave dhe institucioneve të drejtësisë. Ai theksoi se pas vrasjes në nipit tani kjo drejtësi e kalbur po ja burgos e djemtë, të cilat që 5 vite jetojnë me shumë trauma. (INA)