Fauci: Amerikanët mund të mbajnë maska edhe në vitin 2022

Imunologu i njohur amerikan Anthony Fauci deklaroi sot se është e mundur që qytetarët amerikanë të mbajnë maska edhe gjatë vitit 2022. Ai në një intervistë për CNN tha megjithatë, se masat për të ndaluar përhapjen e COVID-19 do të relaksoheshin kryesisht me numrin e njerëzve të vaksinuar, raporton Reuters.

Faruci mëherët kishte rekomanduar edhe që qytetarët të vendosin dy maska për tu mbrojtur nga koronavirusi. Ai kishte thënë se ato sigurojnë më shumë mbrojtje.