BESA e Bilall Kasamit 99 % do të jetë partner i ri qeveritar, ka brifuar për Plusinfo funksionar i lartë i kësaj partie pas takimit të mbrëmshëm mes kryeministrit Zoran Zaev dhe Bilall Kasamit.
Funksionari i BESËS ka birifuar se në takimin është biseduar për gatishmërinë e BESËS të jetë pjesë e Qeverisë. Takimi Zaev- Kasami, thotë ky funksionar është konfirmim i qëndrimit parimor të BESËS të përkrahë Qeverinë në seancën për interpelancën nga dhe Zaev bisedimet për rritjen e shumicës qeveritare i ka filluar mu nga Kasami.
“BESA 99 % do të jetë pjesë e Qeverisë. Kas gatishmëri të marrim një resor ministror, por do të ketë bisedime edhe për ndarjen e pushtetit”, ka thënë funksionari i BESËS.