Më datë 16.02.2021, në mbledhje e rregullt të Rijasetit, të gjithë anëtarët votuan unanimisht pro propozimit të Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetait për themelimin e Institutit për Hulumtime Shkencore Islame të BFI-së.
Shkenca ka vlerë jashtëzakonisht të madhe në Islam dhe hulumtimet shkencore kanë vlerë të madhe te Zoti. Për këtë arsye, themelimi i një instituti të këtillë është një imperativ islam dhe një domosdoshmëri e kohës për prezantim dhe njohje shkencore të vlerave islame.
Përpilimin e projektit për themelimin e Institutit e ka përgatitur përgjegjësi i Sektorit Fetaro-arsimor pranë BFI-së, prof. Jusuf ef. Zimeri.
Themelimi i këtij instituti është pjesë e programit parazgjedhor të Reis Ulemasë dhe është premtimi i dytë që vjen në jetë, pas themelimit të Arkivit të BFI-së që se shpejti do fillojë aktivitetin me lejen e All-llahut.