Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin nuk do të mund nesër të marrë pjesë në festën e Vidovdanit në Gazimestan. Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka konfirmuar për Kallxo se Vulinit i është ndaluar hyrja në Kosovës.
I pyetur në lidhje me zyrtarët serbë që kanë kërkuar leje të hyjnë në territorin e Kosovës për manifestimet e nesërme, Pacolli tha se vetëm ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin i është ndaluar hyrja.
Pacolli nuk ka treguar arsyen përse i është refuzuar kërkesa e Vulinit për hyrje në Kosovë.