Çifti i njohur dhe shumë i dashur i estradës shqiptare Arbenita dhe Fero sot janë kurorëzuar.
Ata tashmë edhe zyrtarisht janë bërë burrë e grua.
Kurorëzimi është bërë në komunën e Gjilanit, prej nga edhe e ka prejardhjen Fero. Në fotografinë e shpallur nga modelja me famë botërore Arbenita Ismajli, të dy shihen shumë të lumtur.
Siç dihet çifti tashmë me mbiermin Shabani, bashkëjetojnë më shumë se një vit dhe ishin të kurorëzuar sipas traditës islame.