Jakup Krasniqi i reagon Prokurorit Smith: Në emër të popullit të Kosovës flasim ne, ish-krerët e UÇK-së


Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi, i ka reaguar ashpër prokurorit Jack Smith, duke iu referuar të mos flasë në emër të popullit të Kosovës, meqë ai po përpiqet të dënojë luftën shumëvjeçare të shqiptarëve. ”Reagim në fjalën e Prokurorit, zotrit Smith kur foli në emër të popullit të Kosovës. Në emër të qytetarëve të Kosovës, flasim ne përfaqësuesit e tij”.

”Unë 45 vjet të jetës time, kam të angahzuar për liri dhe drejtësi dhe çlirim të kombit tim nga robëria”. ”Në zgjedhjet e vitit 1992, kam qenë i zgjedhur deputet i Ksoovës, që regjimi i Serbisë nuk ka lejuar që të konstituohet”.

”Kam qenë deri në 2014 përfaqësues i qytetarëve të Kosovës. Kisha lutur Prokurorin, që nëse ai duhet të flet në emër të dikujt, ose të flet në emër të krimeve të pretenduara, ai le të bëhet mbrojtës i krimit dhe gjenocidit që ka përodur regjimi serb”. Tutje ai është shprehur se në emër të shtetit të Kosovës, dhe në emër të popullit të Kosovës, flet vet ai së bashku me ish-krerët tjerë të UÇK-së që gjenden prezentë në Gjykatën Speciale, njofton Klan Kosova.

”Në emër të popullit tim, në emër të kombit tim, dhe në emër të luftës dhe sakrificave të mëdha të kombit tim, flasim ne përfaqësuesit e tij, dhe jo ata që përpiqen ta dënojnë luftën shumëvjeçare të kombit tim”. ”E në mënyrë të veçantë luftën e popullit tim për liri dhe barazi për çka kombi ynë dhe ne vet, e kemi fituar mbështetjen ndërkombëtare”