Ish deputeti dhe këngëtari i njohur Labinot Tahiri ka ndarë nga 2000 euro për secilin krerë të UÇK’se në gjykimin e Hagës. Nga 2 mijë euro do të deponohen të hënën në fondin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, Nasim Haradinajt e Hysni Gucatit, ka bërë të ditur Labi.
Labi thekson së duhet të kontribuohet për vlerat e luftës.
“Se a dalin të pa fajshëm për luftën e Kosovës, duhet te dalin, por a dënohen apo jo nuk e di, neve na duhet të kontribuojmë për vlerat e LUFTËS”, ja shkruar ndër të tjera Labi.
Postimi i plotë:
https://www.facebook.com/LabinotTahiriOfficial/posts/5011898512218826