ISHP: Rriten ifektimet me Kovid, ulet vd*ekshmëria


Sipas raportit javor të ISHP-së, gjatë periudhës nga 8 deri më 14 Shkurt, janë testuar gjithsejt 16.299 materiale në laboratoritë e licencuara me rritje prej 13.2% në krahasim me javën e shkuar. Në rritje janë rastet e reja me COVID-19, kurse dukshëm ulen rastet që përfundojnë me fatalitet.

ISHP-ja, duke raportuar për periudhën nga 8 deri më 14 Shkurt, njofton se janë regjistruar 2.232 raste të reja pozitive me COVID-19 në 33 qytete të vendit me rritje prej 5.3% nga java paraprake.Më shumë raste janë shënuar në Shkup – 953 apo 42.7%, me incidencë javore prej 154.3 në 100 mijë banorë. Incidencë më e lartë javore është shënuar në Kavadar, 452.2 në 100 mijë banorë.

Më shumë raste të reja shënohen tek personat mbi 60 vjec – 583 apo 26.1%, tek grupmosha 30 deri 39 vjec 416 apo 18.6%, grupmosha 40 deri 49 vjec – 408 apo 18.3%, nga 50 deri 59 vjec – 379 apo 17% dhe nga mosha 20 deri 29 – 276 apo 12.4%. Numër më I ulët I infektimeve të reja shënohen tek fëmijët nga 0 deri 9 vjec – 53 apo 2.4% dhe nga mosha 10 deri 19 vjec – 117 apo 5.2%.

Raportohet për 2.519 persona të shëruar, që për 24.2% është më pak se sa në javën e kaluar. Gjatë periudhës nga 8 deri më 14 Shkurt njoftohet për 43 raste të vdekjeve që për 34.8% është më pak se java e kaluar. Sa I takon moshës, 38 persona kanë qenë mbi 60 vjec, 4 të grupmoshës 50 deri 59 vjec dhe një person I moshës nga 40 deri 49 vjec.

Konform analizave të Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve, sic thuhet në komunikatën e MSH-së, në periudhën e fundit janë detektuar një numër I madh I varijanteve të reja të virusit që më parë nuk kanë qenë të pransihëm tek pacientët në vendin tonë, që tregon për transportimin e rasteve të reja me COVID-19 nga vendet e huaja.