Deputeti holandez e quan te*rrorist Erdoganin, i publikon fotomontazh si pjesëtar i ISIS-it


Deputeti holandez, Geert Wilders, përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Twitter ka publikuar një fotomontazh të presidentit turk, Rexhep Erdogan, ku gjysma e portretit të tij është si e një pjesëtari të ISIS-it.
Wilders, i cili është kryetar i Partisë për Liri dhe udhëheqës i grupit parlamentar të kësaj partie në Dhomën e Përfaqësuesve, fotomontazhit ia bashkëngjiti mbishkrimin “Te*rrorist”.

Ky deputet njihet për qëndrimet e tij kundërthënëse dhe ka bërë thirrje që të ndalohet ai që e ka cilësuar si “islamizim i Holandës”. Më parë, Wilders e ka krahasuar librin e shenjtë të myslimanëve, Kuranin, me librin e nazistit famëkeq gjerman, Adolf Hitler, “Mein Kampf”, dhe ka bërë thirrje që Kurani të ndalohet në Holandë.

Për më tepër, ai ka bërë thirrje që t’i jepet fund imigrimit të shtetasve nga vendet myslimane në Holandë dhe e përkrah ndalimin e ndërtimit të xhamive të reja.
Ndaj këtij postimi kanë reaguar autoritetet në Turqi. Prokurorët turq të martën i filluan hetimet kundër deputetit të së djathtës ekstreme