Ja kur do të vaksionet Filipçe


Vendi për momentin posedon vetëm 4680 doza të vaksinave Pfizer/BioNtech kundër Covid-19, që janë pjesë e gjithsej 8.000 dozave që janë siguruar nga Serbia. Të mërkurën vendi do të nis edhe zyrtarisht imunizimin kundër Covid-19, kurse të parët do të vaksinohen punonjësit shëndetësorë nga Klinika Infektive.

Në shumë shtet, në mesin e personave të parë që janë vaksinuar kanë qenë funksionarë politik por edhe ministra të shëndetësisë. Nga Ministria e Shëndetësisë janë prononcuar në lidhje me vaksinimin e udhëheqësit të këtij resori, ministrit Venko Filipçe.
“Ministri i Shëndetësie, Venko Filipçe do të vaksinohet pasi të arrijë dërgesa e dytë me vaksina. Ministri i jep përparësi kolegëve të tij të cilët janë të ekspozuar ndaj rrezikut të madh në kovid-qendrat nëpër vend”, thonë nga Kabineti i ministrit të Shëndetësisë.

Nga Ministria e Shëndetësie thonë se imunizimi fillimisht do të kryhet në spitalin modular afër Klinikës Infektive në Shkup. Imunizimi pritet të nis të mërkurën në ora 10:00, dhe do të realizohet në gjashtë pika. Pikat e vaksinimit do të punojnë në dy ndërrime, nga ora 08:00 deri në ora 20:00. Ndërsa terminët për vaksinim do të caktohen çdo për 10 minuta.
Vendi gjithashtu është në pritje të 200 mijë vaksinave tjera nga kompania kineze “Sinofarm”. Sipas planit operativ të Ministrisë së Shëndetësisë, pritet që çdo ditë të vaksinohen 2.500 qytetarë.