Deputeti, njëherit edhe koordinator i grupit parlamentar të BDl-së, Izet Mexhiti ka thënë se e mbështesim Qeverinë, nëse ngremë votëbesim do të jetë vetëm për Artan Grubin duke rizgjuar pas një heshtjeje sërish “luftën” në distancë që ai ka me zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi .
Por ajo që është absurde në këtë rast ka të bëjë me faktin se kjo përplasje vjen brenda subjektit të partisë më të madhe shqiptare mes dy prej figurave të larta të këtij subjekti por akoma më shumë kjo ka të bëjë me faktin se vetë z. Mexhiti në këtë rast duket pro kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe kundër njeriut të dytë të qeverisë që është shqiptar dhe aq më tepër është i partisë së tij.Që kjo të bëhet akoma më absurde ka të bëjë me faktin se Mexhiti duke qenë kundër Zëvendëskryeministrit dhe ministrit për Sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Artan Grubi pa sqaruar edhe arsyet e vërteta ,me automatizëm del të jetë edhe vetë kundër kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti pasi dihet se me fuqinë e tij politike , të gjitha vendimet politike janë me vendim të liderit të partisë më të madhe shqiptare Ali Ahmeti
Ndryshe Izet Mexhiti ka deklaruar se nuk kemi problem me orientimin e Qeverisë.” E mbështesim këtë Qeveri. Problemet janë brenda BDI-së, që të dëgjohet zëri i strukturës. Nëse ngremë votëbesim, do të jetë vetëm për Artan Grubin”, tha Deputeti i BDI-së.