Kosova siguron dy medaljet e para në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova i kanë siguruar medaljet e para Kosovës nga Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018.
Xhudistet tona me sukses kaluan edhe sfidat gjysmëfinale në kategoritë -52 kg dhe -57 kg.Distria në gjysmëfinale mundi turken, Irene Korkmaz, pasi kjo e fundit u pezullua për shkak të tri vërejtjeve.Nora triumfoi maestralisht me Ippon, ndaj tunizianes, Gkohran Khelifi.