Mbledhje e KRRE-së, nga mesnata çmime të reja të derivateve


Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot pritet të publikoj çmimet e reja të derivateve të naftës të cilat do të hyjnë në fuqi nga mesnata dhe do të zgjasin deri të hënën e ardhshme.

Javën e kaluar me vendim të KRRE-së çmimet e benzinës Euro Super BS-95 dhe Euro Super BS-98 u rritën për 1.5 denarë për litër, derisa çmimi i dizelit u rit për një denar për litër.