Kajtazi: Kurtit iu vërtetua se nuk është shteti i kapur, në shtet të kapur ai nuk do të fitonte


Analisti dhe gazetari Vehbi Kajtazi, thotë se sonte u dëshmua se në Kosovë nuk ka shtet të kapur sic thoshte Kurti dikur.

“Sonte u dëshmua se nuk ka shtet të kapur, në një shtet të kapur nuk do të fitonte ai, në një shtet të kapur nuk do të organizoheshin zgjedhje kaq të lira”, ka thënë Kajtazi.
Ai ka thënë se për rritjen e VV-së, fajtore janë ‘PDK dhe LDK’ të cilat e kanë trajtuar shtetin si pronë.