Humbja e thellë e LDK-së, lajmërohet Isa Mustafa


Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, përmes një shkrimi në facebook është lajmëruar duke thënë se në ditët në vazhdim, partia e tij do të bëjë një analizë të thellë të zgjedhjeve.
Më poshtë gjeni shkrimin e plotë:

Miq të nderuar
Në ditët në vijim, do të bëjmë një analizë të thellë të zgjedhjeve.
Z. Hoti ka bërë një punë të shkëlqyeshme si Kryeministër por edhe gjatë fushatës.
Çfardo të jetë, LDK e respekton rezultatin e zgjedhjeve.
Ne do të bëjmë ndryshimet e nevojshme dhe LDK do të punojë shumë që të rikthehet dhe ta sendërtojë vizionin e saj rugovian për vendin.
IM