Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1,814 teste dhe 180 raste të reja të COVID-19 janë regjistruar në: Shkup 78 Prilep 18 Kavadari 15 Tetovë 12 Ohër 10 dhe Strumicë 10 Kumanovë 6, Veles 6 dhe Strugë 6 Dojran 3 Gostivar 2, Gjevgjeli 2 dhe Negotinë 2 Shtip, Manastir, Kërçovë, Sveti Nikollë, Resnje, Kriva Pallankë , Berovë, Vinicë, Vallandovë dhe Krushevë në këto qytete është regjistruar nga një rast me virusin korona.

Janë raportuar gjithsej 13 humbje jete. Gjashtë humbje jete të raportuara ndodhën në dhjetor. 6 pacientë nga Shkupi (89, 87, 79, 69, 61 dhe 60), tre nga Gostivari (81, 63 dhe 59), dy nga Kumanova (71 dhe 62) dhe një humbje jete u raportua nga Manastiri (70) dhe Struga (78). Dymbëdhjetë pacientë humbën jetën në spital dhe një pacient humbi jetën në një shtëpi pleqsh. 206 pacientë të shëruar.

Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 486.961 teste të COVID-19. Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 97.052, numri i pacientëve të shëruar është 87.652, numri i atyre që humbën jetën është 2.989 dhe numri i rasteve aktive është 6.411.