Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) në zgjedhjet lokale të këtij viti do të garojë në komunën e Zhelinës me kandidatin e saj.
Valdrin Azizi që është këshilltar aktual komunal i kësaj partie në këtë komunë, pritet të jetë kandidati që do t’i hyj garës.
Kohë më parë kjo parti jozyrtarisht paralajmëroi se në Tetovë do të konkuroj me prof.dr.Sadi Bexhetin, i cili i ka qenë ish-kryetar i komunës. Së fundi disa parti politike po përzgjedhin kandidaturat për të garuar nëpër komuna për zgjedhjet lokale që do të mbahen nga fundi i këtij viti./INA