Arr*estohet kosovari pasi postoi në “Merr Jep” – “Shes votën”


Policia e Kosovës dje ka arre*stuar një person në qytetin e Obilqit.
Ai në platformën “Merr Jep” kishte postuar një shkrim me përmbajtjen “Shes votën”.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ai është liruar në procedurë të rregullt.

“Obiliq 12.02.2021-NN. Është arres*tuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti përmes rrjeteve sociale facebook në platformën (merr jep) ka postuar një shkrim me përmbajtjen -shes vota. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.