Gati gjysmë milioni fëmijë nën pesë vjeç mund të vdesin nga uria në Jemen nëse nuk marrin trajtim urgjent, kanë paralajmëruar Kombet e Bashkuara. 50 për qind e të gjithë nën-pesëvjeçarëve në vend përballen me kequshqyerje këtë vit.
Në deklaratën e përbashkët agjencitë e fëmijëve, ushqimit, shëndetit dhe bujqësisë të OKB kanë thënë se në vitin 2021, 2.3 milionë fëmijë nën 5 vjeç – gjysma e numrit në Jemen – do të mbesin të uritur këtë vit. Kjo është një rritje prej 16 për qind nga viti 2020.
Nga ai numër, 400,000 pritet të vuajnë nga kequshqyerja e rëndë, që do të thotë se ata mund të zhduken nëse nuk trajtohen urgjentisht. Kjo paraqet një rritje prej 22 për qind e numrave më 2020.
Një kombinim katastrofik i luftërave, pandemisë së koronavirusit dhe ndryshimi i klimës ka shkatërruar Jemenin, ku 80 për qind e popullsisë tani mbështeten në ndihma për të mbijetuar.