Osmani për grafitet kundër saj: Është humbje kohe të merremi me këtë çështje


Kandidatja për presidente të Kosovës, Vjosa Osmani, duke komentuar grafitet që janë bërë kundër saj (duke e shfaqur Glauk Konjufcën si numrin 1), ka thënë që ajo temë është sipas saj ‘humbje kohe’.

“Fare nuk besoj që kemi kohë të humbim me këtë çështje, por dua ta potencoj se bashkëpunimi që kemi ndërtuar me VV-në dhe me të gjithë anëtarët e saj ka qenë i jashtëzakonshëm dhe përtej pritshmërie”.

“Është me rëndësi të sqarohet se jemi në një koalicion nëpërmes një marrëveshje që e kemi nënshkruar, megjithatë ne i kemi të gjitha predispozitat e një koalicioni parazgjedhor. Nuk po flasim as për një udhëheqje njëpartiake. Qytetarët pikërisht pse nuk kanë frikë nga ne, na besojnë aq shumë”, tha Osmani në RTV Dukagjini.

Ndryshe Osmani i prin listës së VV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit me numër 2 derisa Glauk Konjufca është pas saj me numër 3.