Mërgimtarët nga Zvicra, shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, kanë ndihmuar një shkollë në Llojan të Likovës, me pajisje moderne për nxënësit atje, transmeton albinfo.ch.
Nga shoqata “Llojani në Diasporë” me seli në Zvicër arriti një donacioni për SHF “Rilindja” Llojan.
Postimi i plotë:
Drejtori i SHF “Rilindja” Llojan, Idriz Sulejmani, u shpreh se janë shumë mirënjohës për këtë kontribut fisnik, i cili dukshëm do ta lehtesojë procesin mësimorë për nxënësit e kësaj shkolle.
“Faleminderit shoqates dhe gjithë atyre qe kontribuan per arritjen e këtij donacioni”, tha Sulejamni.
Një faleminderim i veçantë shkon për të gjithë vëllezërit tanë që punojnë nëpër institucione shtetërore, të cilët u angazhuan për ta mundësuar arritjen e këtij donacioni.
“Faleminderojmë përzemërsisht gjermanin, zotri Wolfgang Bachl, që me kënaqësi u bashkua donacionit me një kontribut prej 1000 eurosh për shërbime transporti.
Ne si shoqata “Llojani në Diasporë” me seli në Zvicërr dhe shoqata “Llojani dhe Diapora” me seli në Llojan shprehim kënaqësinë që po ndihmojnë këtë shkollë, e cila nxori shumë gjenerata të suksesshme, të cilët i shërbyen vendit dhe kombit shqiptar.
Ky inventar është për juve nxënës të dashur, vazhdoni të mësoni se mësimi është dritë për jetë”, theksojnë nga shoqata “Llojani në Diasporë”, thuhet në postimin e kësaj shoqate.