Letër e hapur nga burgu i Idrizovës


Hajrush Avdia
Drejtuar: Tatiana Valovaya
Jam Hajrush Avdia, i burgosur ne Sherbimin Koorrektues te Burgut te Idrizoves, Republika e Maqedonis se Veriut.
Shqetsimi im kryesor, brenga ime permanente eshte Abu*zimi nga Institucioni i Sherbimit. Korrektues te Burgut te Idrizoves, zyrtaret, gardianet e saj .
Situata eshte alarmante dhe se pari kerkoj nderhyrjen e Juaj Urgjente dhe te drejteperdrejte per vertetimin dhe monitorimit te ketyre shqetsimeve te mia per te cilat jam vazhdimisht i ce*nuar.

Se pari, kushtet ne dhomat e burgut krijojne perceptimin e cenimit te se Drejtave te Personave te Privuar nga Liria dhe per trajtimin c’njerezor e mjaft poshterues te personelit, zyrtare te burgut .
Shihet qarte shkelja sistematike ne kuptimin e shkeljes se vet Kushtetutes se Republikes se Maqedonise se Veriut, si dhe Nenit 3 te Konventes Evropiane Per te Drejtat e Lirite enNjeriut.
Kerkoj nga Institucioni i lartepermendur nderhyrjen urgjente, monitorimin e Sherbimit Korrektues te Burgut te Idrizoves, te dhomes sime, per te konstatuar kushtet e keqia se dhomes se burgut e cila ka shkaktuar mosrespektim te normes Ligjore te hapsires per personat me liri te kufizuar.

Duhet te kemi ne dispozicion, kushtet normale per te fjetur, krevatin e pershtatshem, vonesa ne marrjen e sherbimeve shendetsore, ulja e cilesise se ketij sherbimi, sherbimi ne kushtet e Pandemis se Covid 19,pamundesi per te gezuar te drejtat ne masen dhe cilesine e sanksionuar me Ligj , si psh, perdorimi i banjos, dusheve, mjediseve te ajrimit, pjesemarrjen ne aktivitetet sportive-argetuese dhe sto me karakter social si dhe perfitimin e lejeve per marrjen e librave per lexim nga familja dhe shoqeria.

Teper zgjatja e proceseve gjyqesore, nderlikimi dhe veshtiresimi i procedurave per respektimin e afateve Ligjore te ceshtjes tone ne Gjykaten e Apelit dhe kjo nuk justifikon sjelljen tejet arrogante te Personelit te Sherbimit Korrektues te Burgut te Idrizoves. Ndryshimet e shumta Ligjore te viteve te fundit kane ashpersuar masat e denimeve penale ku kihet parasysh qe ne mbajme burgun si shtetas nga Republika e Kosoves dhe shih per kete jane veshtiresuar shume kriteret per depertim ne shtetin tone per mbajtjen e denimit me burg ne shtetin ku edhe jemi rezident.

Mungon vizita e institucioneve gjegjese si eshte ai i Institucionit te Avokatit te Popullit nga Republika e Maqedonise se Veriut dhe nga Republika e Kosoves,KMDLNJ-se,bte ngarkuarit me pune ne Ambasaden e Republikes se Kosoves ne Maqedoni .Kushtet e jetes ne kete burg per nje te burgosur ne nje regjim burgimi jane tejet te keqija dhe mjeruese.
Prezenca e lageshtires ne muret e dhomes, kushtet e varfera higjenike, vecanarishte tualeteve dhe dushave te cilat jane te perbashketa pasi qe ne nje hapsire te vogel gjendemi dy persona qe i shfrytzojme ato.

Mungesa e kuzhines dhe cilesia e ushqimit, na mungojn elementet per nje kuzhine ne dhome te burgut per gatim sepse ne ka kohe nuk jemi pjese e shperndarjes se ushqimit per te burgosur.
Kryesishte neve ushqimi na vjen nga familja.
Ne shperndarjen e ushqimit nga personeli i burgut mungon standardi i mire i pastertise, i cilesise dhe larmishmerise se ushqimit te ofruar nga Institucioni i Sherbimit Korrektues Burgu i Idrizoves.
Neve na lejohet marrja e ushqimit nga familja sipas mases se lejuar ne rregullore. Kerkojme qe te na lejohet rritja e sasise se ushqimit per futjen ne Institucionin e Burgut.
Aksesi i nevojshem ne perdorimin e tualetit dhe mirmbajtja e standardeve te mira te higjenes te cilat jane thelbesore per nje ambijent human.

Une kerkoj te kemi akses te pershtatshem per perdorimin e dusheve ose tualeteve ne dhome.
Eshte gjithashtu e deshirueshme te kete uje te rrjedhshem si dhe te jete ne dispozicion ne dhome tone te burgut .
Dhe krejt ne fund e nderuara zonja Tatjana kur nje shtet privon individin nga liria e tij duhet te krijoj edhe detyren e perkujdesjes per te siguruar .