Melisa dhe Andi kanë qenë në qendër të vëmendjes përgjatë ditëve të fundit. Dyshja përfliten se janë të lidhur dhe se për këtë arsye Melisa u largua nga “Përputhen”. Ditën e sotme në rrjet ka qarkulluar një bisedë, e cila pretendohet të jetë bërë mes Melisës dhe një fanseje. Në këtë bisedë konfirmohet lidhja e ish-konkurrentes me Andin.
“O melisss, të pash sot kur po ngjisje shkallet me Andin dhe ule kokën. Jam ajo goca me çantë blu që po ju shikoja në kokërr t’synit.”
“Okej, se me keni çmendur.”
“Shyqyr e pranove”
“Do s’do një dite do merret vesh”
Nuk dihet nëse kjo bisedë është bërë vërtetë nga profili i Melisës, megjithëse usernami i Instagramit është i njëjti.