Llatasi sërish para gjykate

Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seancë gjyqësore për rastin e Prokurorisë Speciale Publike “Lëndina”.

I akuzuari i parë në lëndën “Lëndina”, sa i përket ndërtimit joligjor të shtëpive në Zelenikovë, është gazetari Dragan Pavlloviq-Llatas. Të akuzuar në këtë rast janë edhe Sërgjan Pavlloviq dhe Zvezdan Pavlloviq.

Sipas aktakuzës ata kanë ndërtuar tre uikend-shtëpi në komunën Zelenikovë pa pasur të drejtë për një ndërtim të këtillë, gjegjësisht ndërtim pa leje për ndërtim.

Në dëshmitë e grumbulluara të PSP-së, midis të cilave edhe incizimet satelitore, ekspertiza, si dhe dokumentacioni tjetër, këto tre uikend-shtëpi kanë filluar me ndërtim në vitin 2011, ndërsa leje për ndërtimin e tyre nga komuna është marrë në vitin 2013 kur veçmë edhe janë përfunduar.

Në seancën e kaluar gjyqësore të akuzuarve, me kërkesë të tyre, u janë dorëzuar transkriptat nga audio bisedat përmes të cilave zhvillohet aktakuza.