Edhe pse shihet si një program shumë i ndjekur falë asaj se çfarë ndodh brenda në studio, por dhe jashtë saj, “Për’Puthen” ndodhet në qendër të kritikave të publikut, teksa shpesh ne rrjetet e ndryshme sociale qarkullojnë foto, ose video qe nxjerrin ne pah sekretet e konkurrentëve të programit.
Skandali më i madh ishte lidhja fake e Andit dhe Teas, kur ndërkohë kjo e fundit po shijonte dashurinë me Bearti dhe kjo u bë publike edhe përmes disa momenteve ku shihej dyshja dhe puthjet mes tyre.
Por si duket ky nuk është skandali i vetëm, pasi një foto e Antonelës e cila po qarkullon kudo, të vë në pikëpyetje nëse Antonela ka qenë e martuar, apo është ende. Sic e shikoni edhe në foto, ajo shihet e veshur me një fustan nusërie. Kujtojmë që kohët e fundit Antonelës iu publikua një foto ku shihej me ish të dashurin e saj.