Qeveria me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë i ka marrë lejen për prodhim të kan*abisit dhe produkteve të kanabisit kompanisë “5 letters”.
Vendimi është marrë pas kontrolleve që ka kryer Komisioni në fshatin Alldincë të Krushevës, nga çka janë konstatuar parregullsi të shumta. Qysh në janar është raportuar se policia kishte kon*fiskuar 18.300 rrënjë të kan*abisit nga fabrika në fshatin Alldincë, për të cilat kompania nuk ka realizuar evidencë.