“Ti je si Kadri Veseli”, “Ti je si Bon Jovi”: Valon Syla dhe Rron Gjinovci përplasen në debat


Gazetari Valon Syla dhe aktivisti Rron Gjinovci, në emisionin Pressing të T7, kanë krahasuar njëri-tjetrin me personazhe publike në bazë të dukjes së tyre.
Derisa në studio po diskutohej lidhur me ideologjitë politike, Syla tha personat me ideologji të njejtë përngjajnë me njëri-tjetrin.

Ndërkohë që Syla i tha Gijnovcit se ky i fundit përngjan me këngëtarin Bon Jovi, derisa Gjinovci i tha Sylës se përngjan me Kadri Veselin për shkak të fkolëve të tij.
“Unë jam antikomunist”, ka thënë Syla.
“Kjo cka po bën ti është ekstremizëm”, thotë Gjinovci.

“Dogmatizmi ta jep edhe formën kanihere… duken si vllazen”, thotë Syla.
“Kush?”, pyeti Gjinovci.
“Dogmatizmat politik, religjioz…”, u përgjigj Syla.
“E ti flokët si Kadri Veseli i ke pre”, i tha Gjinovci Sylës.

“E vërtetë, më krahasojshin me një fotografi të Hashimit, ndërkohë frizuren si të Kadrisë e kam”, ka thënë Syla.
“Ti si Bon Jovi”, i ka thënë Syla Gjinovcit.