Han: Detyrë e qartë, perspektivë e qartë dhe shpërblim i qartë


Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, pas vendimit të Këshillit të Ministrave të BE-së në të cilin u caktuan datë për fillim të bisedimeve me Maqedoninë porositi se ky vendim do të thotë që Komisioni Evropian prej nesër, gjegjësisht sot mund t’i fillojë përgatitjet e skriningut, njofton Portalb.mk.

“I uroj qytetarët e Maqedonisë së Veriut të ardhshme për sukseset e arritura, pasi që është e qartë se do t’i fillojmë bisedimet në qershor të vitit të ardhshëm dhe si Komision menjëherë mund t’i fillojë bisedimet duke filluar që nga nesër. Tani kjo është detyrë e qartë, perspektivë e qartë dhe shpërblim i qartë për arritjet nga disa javët e fundit”, deklaroi Han.

Maqedonia pas betejës së vështirë mes 25 vendeve kundër Holandës, Francës dhe Danimarkës mori dritë jeshile për datë për fillimin e bisedimeve në qershor, nën disa kushte.

Komisioni Evropian do të duhet që të formulojë raport të fokusuar në tre tema kryesore: reforma në administratën publike, reforma në shërbimet sekrete, por edhe reformat në gjyqësor dhe luftës kundër korrupsionit. Në bazë të këtyre kushteve Maqedonia do të mundet ta mbajë konferencën ndërqeveritare deri në vitin 2019-të.