Ndërroi jetë Naxhi Osmani, ish-zv.kryeredaktor i “Flakës së Vëllazërimit”


Sot në moshën 83 vjeçare, ka ndërruar jetë Naxhi Osmani, një nga kuadrot e shquara të gazetës “Flaka e vëllazërimit”. Naxhi Osmani, i përket një plejade intelektuale, e cila dha kontribut në ngritjen intelektuale dhe kulturore të shqiptarëve të Shkupit, duke qenë të kyçur në institucionet kulturore a mediale të kohës.

Naxhi Osmani që nga fundi i viteve 60-të ka punuar si lektor dhe përkthyes i gazetës “Flaka e vëllazërimit”, duke u shquar me përkushtimin dhe pedanterinë e tij, ndërkaq në vitet 80-ta, kryen një nga dy postet drejtuese, zëvendëskryeredaktor e redaktor përgjegjës i kësaj gazete, ndërkaq ka drejtuar edhe shtojcën për fëmijë “Shkollari” dhe revistën “Fatosi”.