Ismail Sinani
Në Maqedoni të Veriut ekzistojnë 30 shkolla të mesme, në të cilat mësimi zhvillohet edhe në gjuhën shqipe. Logjika e thotë se të paktën 60 MËSUES/E (PROFESORË) që nga viti 2015 janë përballë me këtë libër, libër i thënçin, në të cilin fyhen shqiptarët në mënyrën më të poshtër.
Pra, plot 6 vjet. Si është e mundur që asnjëri prej tyre mos ta ketë vërejtur këtë fakt?! Apo, si është e mundur asnjë i ri apo e re mos të jetë prekur në sedër kur e ka lexuar atë pjesë?!
Ç’është ky deficit ndjenjash kombëtare?
Sa u përket ministrave apo zv/ministrave shqiptarë të Arsimit, ata dihet… prej vitesh janë në shërbim të partisë dhe klaneve përreth.