Albin Kurti respekton ezanin, ndërpret fjalimin gjatë fushatës në Viti


Kreu i VV-së, Albin Kurti, njëherit kandidat i kësaj partie për kryeministër gjatë një tubimi elektoral në fshatin Pozhoran të Vitisë ka ndërprerë fjalimin e tij pasi nisi thirrja e ezanit.

Kurti derisa po fliste tha se po e ndërpret fjalimin derisa të kryhet ezani, çka u duartrokit nga përkrahësit e tij.

Pas përfundimit të ezanit Kurti tha se “në kuadër të ezanit është edhe një thirrje që thotë ejani për bashkim”.
Kujtojmë se Kurti edhe sa ishte kryeministër e kishte ndërprerë fjalimin e tij në Dragash, duke respektuar ezanin.