Pas pro*testave për shkak aks*identeve vde*kjeprurëse, komuna ka marrë masa për sigurinë në komunikacion tek rruga industriale në Tetovë. Në këtë rrugë tani do të ketë pengesa rrugore me qëllim ngadalësimit të shpejtësisë.
“Ka efekt menjëherë. Është ndalë ajo shpejtësia e madhe që ka qenë, kryetarja ka vendos të përfundojë atë punë, premtimin që e dha. Do shpëtojë fëmijët dhe pleqtë nga fatkeqësitë më shumë, pro*testa e bëri të veten. Kryetarja ndoshta se ka ditë, por pas pro*testës punët nisën shumë shpejtë”, tha Mensur Arifi – banor i lagjes.
Nga komuna e Tetovës pranojnë se rregullimi i kësaj pjesë të bulevardit erdh pas protes*tës së banorëve dhe takimit me kryetaren e komunës.
“Pas takimit të mbajtur me përfaqësuesit e iniciativës për zgjidhjen e problemit të këmbësorëve në rrugën industriale ku u bisedua për shpejtësinë e vozitjes në këtë rrugë , sigurinë e këmbësorëve dhe komuna e Tetovës filloi me punë për realizimin e punëve që të mos kemi fatkeqësi në të ardhmen. Javën e ardhshme do të fillohet edhe më ndërtimin e murit për ndarje fizike mes rrugëve, ndërsa brenda dy muajve ky projekt do të realizohet në tërësi”, thonë nga Komuna e Tetovës
Javë më parë në këtë rrugë humbi jetën një vajzë 6 vjecare si pasoj e goditjes nga një veturë, pas çka edhe pasuan protesta nga qytetarët.