Në “Saint Petersburg Stadium” u luajt ndeshja e fundit e Grupit D mes Nigerisë dhe Argjentinës.
Argjentina fitoi me rezultatin 2-1 dhe duke përfituar nga humbja e Islandës me Kroacinë, kualifikohet në 1/16-at e finaleve.
Messi dhe Rojo shënuan për argjentinasit, ndërsa barazoi përkohësisht Moses me penallti.
FIFA shpalli Lionel Messin lojtarin më të mirë të takimit.