Filipçe: Vaksinimi ka për qëllim të ulë vdekshmërinë nga Covid-19


Duke folur për procesin e vaksinimit anti-Covid, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka deklaruar se qëllimi është të ulet vdekshmëria nga ky virus.

“Të mos harrojmë, qëllimi i vaksinimit është të ulet vdekshmëria te grupet e rrezikut. Do të doja të potencoj, se të gjitha vaksinat që janë në treg janë zhvilluar në platforma të sigurta, gjegjësisht janë të sigurta për qytetarët”, ka thënë Filipçe.

Në konferencën për media për procesin e imunizim nga vaksina kineze “Sinofarm” ka për qëllim të dobësojë vaksinën, ndërkaq për të bindur për atë se është e sigurt, ka deklaruar se ajo ka dy muaj që përdoret në Kinë, Emiratet e Bashkuara Arabe, në Amerikën Jugore dhe deri tani janë dhënë me miliona doza dhe efikasiteti është treguar 90 për qind.

Me vaksinat kineze do të mund të vaksinohen 100 mijë qytetarë, ndërkaq të parët në listë për imunizim janë 75-vjeçarët. Oraret e vaksinimit do të bëhen nga mjekët amë te sistemi “Termini im”, kurse nga doza e parë e vaksinës deri te e dyta duhet të kalojnë 21 ditë./TV21