Lëshimi i teleferikut me 6 ulëse ka bërë që drejtuesit e Kodrës së Diellit të vendosin që ditën e premte dhe të shtunën të ketë edhe skijim nate për gjithë skiatorët dhe turistët e Kodrës së Diellit.
Skiatorët të cilët kishin ardhur për të skijuar natën e parë të skijimit, për TVM2 shprehen se është shumë mirë, por kërkojnë që të vendosen në funksion edhe ski-liftat tjerë, pasi siç shprehen ata ka shumë skiatorë dhe pista e skijim sipas tyre është shumë e shkurtër dhe duan që në këtë qendër turistike të investohet edhe më shumë.
“Shumë mirë, u kënaqëm, s’keni çka të flasim. Skijimi i natës është shumë i mirë, vetëm të kishte qenë pista më e gjatë do ishte shumë më mirë, pasi këtu është shumë e shkurtër dhe duhet të presim rendë shumë.”,- tha një skiator.
“Është vend shumë i mirë, nuk është shumë ftohtë, të skijosh natën të kënaqesh.”,- theksoi një skiator.
“Edhe pse ka pak tollovi, por është shumë mirë.”,- u shpreh një skiator.