Kandidatja për deputete nga Lista e Vetëvendosjes, Vjosa Osmani ka thënë se nuk është pjesë e kësaj partie dhe nuk do të jetë në atë ardhmen, ani pse po garon me një listë të përbashkët në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Osmani synon postin e presidentes dhe jo qëndrimin në ndonjë parti politike.
‘’Unë nuk kam hyrë në Vetëvendosje, do të jem presidente e vendit tim. Nuk do të jem në asnjë parti politike. Qëllimi im është të mos jem në parti politike. Unë kam ndërtuar iniciativë politike e cila ka fillu punën me slloganin Guxo. Ne do ta mbajmë fjalën’’, deklaron ajo në Rubikon./PERISKOPI/