Mickoski: Regjistrimi vë në rrezik shëndetin e qytetarëve


Kreu i opozitës Hristijan Mickoski edhe njëherë sot ka kërkuar nga pushteti anulimin e regjistrimit të popullsisë.

“Kërkojmë që të anulohet procesi i regjistrimit, ashtu siç është anuluar edhe në shumë vende të tjera. Kjo për shkak të shëndetit të qytetarëve.

Qëndrimi jonë është i qartë, regjistrim duhet të kemi në mars të vitit 2022”, tha Mickovski duke nënvizuar se nëse pushteti interesohet për shëndetin e qytetarëve atëherë duhet të merr parasysh kërkesën e VMRO-DPMNE-së për anulim të regjistrimit.