Kandidati për president të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj po vazhdon t’i thur lavde vetes për punën dhe veprimtarinë e tij. “President i fortë” po e quan veten Haradinaj, duke deklaruar se Kosovës i duhet ai si person dhe jo ndonjë figurë tjetër politike.
Sipas Haradinajt, vetëm ai është i fortë dhe i plotëson kriteret për President, kurse të tjerët janë figura që nuk janë të përshtatshme për President. Është Haradinaj i cili ka hapur zyrtarisht fushatën zgjedhore dje në Prizren, ku po i thur lavde vetes nga më të ndryshmet para elektoratit të tij.
“Një nga zotimet e Lidhjes së Prizrenit ka rëndësi të përjetshme: Të jetojmë në paqe me fqinjët tanë, por duke mbrojtur atë që është e jona. Prandaj, Kosova ka nevojë për një President të fortë që mund t’i qëndrojë Vuçiqit dhe të vendos ekuilibër mes pushteteve në Kosovë’, ka thënë Haradinaj.
Kujtojmë se Haradinaj kishte bllokuar Kosovën përgjatë tre viteve me çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi, por sa po erdhi kryeministër e votoi vet atë.